Sarri: Ronaldo është kampion

Maurizio Sarri ka dhënë lëvdatat e tij për Cristiano Ronaldo.

Sport

12/07/2020 09:01

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, shënoi mbrëmë dy herë nga penalltia, për të neutralizuar skuadrën e Atalanta, shkruan lajmi.net.

Ronaldo me dy penallti neutralizon Atalantan dominuese – ndahen pikët në Torino

Dy golat e portugezit i siguruan skuadrës së Juventus një pikë. Pas ndeshjes, trajneri i Juventus, Maurizio Sarri ka pasur vetëm komente pozitive për CR7.

“Ai është një kampion me këmbët, por edhe me kokën e tij”, ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Ai ia del të menaxhojë mirë presionin që ka, në një mënyrë të jashtëzakonshme”, ishin fjalët e trajnerit italian.

Juve vinte nga një humbje 4:2 ndaj Milan dhe mbrëmë u dominua nga Atalanta, por Ronaldo shpëtoi skuadrën nga humbja. /Lajmi.net/