Sarri refuzon rikthimin te Napoli
Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis kishte telefonuar trajnerin Maurizio Sarri qysh pas humbjes ndaj Hellas Veronas.
Sport
Thuhet se pos tij, De Laurentiis gjithashtu ka biseduar edhe me Rafael Benitez, në rast se vendoset shkarkimi i Gennaro Gattusos.
Sipas SportItalia, presidenti i Napolit nuk ka raporte të mira me Gattuson, andaj nëse e shkarkon do vendos mes Benitezit dhe Sarrit.
Sarri u shkarkuar në verë nga Juventusi dhe ka edhe një vit e gjysmë në kontratë, mirëpo thuhet se në bisedën e parë i kishte dhënë përgjigje negative Laurentiis.
Gattuso ishte në dijeni për këtë bisedë, andaj ishte tejet i zemëruar në ndeshjen ndaj Parmas, përballje që e fituan me rezultat 2 – 0.
Thuhet se Gattuso do largohet në verë, derisa refuzimi i Sarrit ka bërë që Benitez të jetë alternativa e vetme për momentin./Lajmi.net/