Sarri pas humbjes ndaj Verona: Juventus nuk mund t’i marrë fitoret si të garantuara

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, ka mbetur i pakënaqur me skuadrën e tij, nga humbja e mbrëmshme në veri të Italisë.

Sport

09/02/2020 10:16

Juventus pati një udhëtim të vështirë kundër Veronës, ku la tri pikët, duke u mposhtur me rezultatin 2:1.

Pas ndeshjes, disa fjalë ka folur trajneri i ‘Zonjës së vjetër’, i cili ka thënë se skuadra e tij nuk duhet t’i marrë fitoret si të garantuara.

“Kjo skuadër është mësuar të fitojë me lehtësi në vitet e fundit dhe ne duhet të fusim në kokë se nuk mund të menaxhojmë duke humbur tri pikë” ka thënë Sarri për ‘DAZN’, transmeton lajmi.net.

“Me shpresën që ne do të marrim mësimin, sepse ne kemi folur për këtë qysh moti. Është e vështirë sepse skuadra stërvitet mirë, por pastaj nuk mund të shkojë në potencialin më të lartë gjatë ndeshjeve. Duhet të gjejmë zgjidhje për këtë” ka shtuar italiani.

Në ndeshjen e mbrëmshme, përkundër humbjes, tifozët e Juves iu gëzuan golit të 20-të në kampionat të Cristiano Ronaldo, si dhe rekordit të tij si lojtari i parë që shënon në 10 ndeshje radhazi me fanellën ‘Biankoneri’. /Lajmi.net/