Sarri paralajmëron futbollistët e tij për Ronaldon

Maurizio Sarri i ka thënë skuadrës së tij të Juventusit se ata duhet t'i përshtaten lojës së Cristiano Ronaldos pasi e lavdëroi atë si "lojtarin që bën dallimin".

Sport

23/07/2019 23:19

Portugezi ka shënuar 28 gola në sezonin e tij debutues për ‘Bianconerët’ pas lëvizjes së tij nga Real Madridi, duke i udhëhequr ata në titullin e tetë të njëpasnjëshëm të Serie A.

Ai shihet të jetë gati edhe për edicionin e ri, pasi shënoi gol në miqësoren e parë ndaj Tottenham në humbje 3-2, transmeton lajmi.net.

“Ai do të jetë lojtari që do të bëjë ndryshimin për ne, kështu që 10 të tjerët do të duhet t’i përshtaten atij”, tha Sarri në një konferencë për media.

“Gjatë këtij turneu ai do të luajë kryesisht si një sulmues i majtë, duke e ditur shumë mirë se ai pëlqen të lëvizë më shumë në qendër pranë sulmuesit tjetër”.

“Si një skuadër, ne duhet të bëhemi të shpejtë për t’iu përshtatur lëvizjeve të tij, pasi ai është i aftë të bëjë diferencën dhe ai do ta bëjë atë me siguri. Në ndeshjen e parë, ai shënoi dhe pati disa shanse të tjera”, tha ai. /Lajmi.net/