Sarri ‘ndez’ situatën: Më pëlqen Pogba shumë

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, u ka dhënë edhe më shumë ‘flakë’ zërave për kalimin e Pogba në Serie A.

Sport

20/07/2019 18:14

Tash e disa kohë është folur rreth një kalimi të mundshëm të Pogba tek Juventus, pasi lojtari nuk është edhe aq i lumtur tek Manchester United.

Këtyre zërave u ka dhënë edhe më shumë jetë Sarri, i cili ka thënë së fundmi se e pëlqen shumë francezin.

“Më pëlqen Pogba shumë, por ai është një lojtar i Manchester United. Nuk jam drejtori sportiv, kështu që nuk e di situatën” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve nga mediet britanike, Pogba vlerësohet nga United me një shifër prej 150 milionë funteve. /Lajmi.net/