Sarri: Ky është problemi kryesor i Juventusit

Maurizio Sarri ka identifikuar problemin kryesor të skuadrës së tij.

Sport

19/09/2019 09:05

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka pranuar se skuadra e tij ka një problem deri më tani gjatë këtij sezoni.

Ai ka thënë se “Bianconerët” duhet të përmirësohen në mbrojtje në rastet e ndërprerjeve.

Komentet e tij vijnë pas barazimit 2:2 në udhëtim te Atletico Madrid ku Juventus pësoi dy gola të tjerë nga ndërprerjet, transmeton lajmi.net.

Juventus ka pësuar 9 nga 12 golat e fundit në Ligën e Kampionëve nga ndërprerjet dhe Sarri kërkon përmirësime.

“Kemi shënuar përparim nga ndeshja ndaj Fiorentinës. Mirëpo, duhet të punojmë dhe të përmirësohemi në topat në ndërprerje. Nuk mund të pësojmë gola kështu”, u shpreh ai pas ndeshjes në Wanda Metropolitano. /Lajmi.net/