Sarri konfirmon: Po heq dorë nga cigarja

Maurizio Sarri ka konfirmuar se është duke u përpjekur për të hequr dorë nga cigarja.

Sport

24/07/2019 10:36

Tekniku italian përdori një metodë interesante gjatë sezonit të kaluar se si të merrte nikotinë gjatë kohës sa ishte trajner i Chelseat, pasi në stadiumet e Anglisë nuk lejohet konsumimi i cigares.

Për më tepër, Sarri konsumon deri në katër pako cigare në ditë ose 420 cigare në javë, transmeton lajmi.net.

Një gazetar gjatë asaj konference e pyeti Sarrin nëse kishte konsumuar ndonjëherë cigare të Kinës, derisa përgjigja e tij ishte se ai po heq dorë nga ajo.

“A kam përdorur cigare të Kinës? Le të themi se jam duke e lënë cigaren. Po heqi dorë. Mjaftë!”, ka konfirmuar ish-trajneri i Napolit.

Mediet italiane më parë kishin shkruajtur se sa cigare konsumon Sarri gjatë një dite, jave, muaji apo viti. Ai pi 80 cigare në ditë, në javë i bijë të konsumojë 420 cigare, në muaj 1,825 dhe në vit 21,900 cigare. /Lajmi.net/