Sarri ka një mesazh për Kepan pas fitores ndaj Tottenhamit

Maurizio Sarri është deklaruar pas fitores ndaj Tottenhamit.

Sport

28/02/2019 09:14

Chelsea e mposhti në Stamfrod Bridge Tottenhamin me rezultat, 2:0.

Maurizio Sarri është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, duke folur me tej edhe për vendimin që ta lë Kepa Arrizabalagan në stol.

“Mendoj se paraqitja ishte e ngjashme me ndeshjen e fundit, fatmirësisht rezultati është ndryshe. Pedro është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe i vlefshëm për ne në fazën mbrojtëse. Isha i sigurt që lojtarët do të ndiqnin udhëzimet e mia pas kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Në muajin e fundit madje është përmirësuar”, ka thënë italiani pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Caballero? Ai është një portier i mirë dhe një njeri i madh, diçka e rëndësishme për ne në fushë dhe jashtë saj.

“Megjithatë, kemi nevojë për vazhdimësi. Ndeshjen e fundit luajtëm shumë mirë, por u zhgënjyem me rezultatin, por këtë herë rezultati ishte më i mirë.

“Vendimi për të lënë Kepa-n jashtë lojës ishte shumë i thjeshtë sepse ai bëri një gabim shumë të madh dhe duhet të paguante gjobën drejt klubit.

“Sot i pagoi edhe ekipit. Ishte vetëm një mesazh për të gjithë skuadrën, dhomën e zhveshjes, ne jemi një skuadër – jo 25 individë. Tani mjaft më me pyetje, ai incident është pjesë e së shkuarës dhe në të ardhmen Kepa do të jetë titullar”, deklaroi më tej Sarri. /Lajmi.net/