Sarri i thotë “PO” klubit të ri nga Premierliga

Mauricio Sarri pritet të kalojë në Premierligë.

Sport

01/05/2018 10:14

Mauricio Sarri ka vendosur të largohet nga Napoli. Trajneri italian i ka kthyer përgjigje pozitive ekipit të Chelseat, raportojnë mediat italiane.

Sarri ka shndërruar Napolin në skuadër konkurrente për titull në Serie A.

Andaj, ai ka zgjuar interesim nga Chelsea që ka filluar kërkimin për një pasardhës të Antonio Contes, i cili pritet të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Sarri duket i interesuar ta pranojë ofertën e “Blues”. /Lajmi.net/