Sarri i shokuar me transferimin e Pulisic

Maurizio Sarri ka bërë një deklaratë tejet shokuese.

Merkato

03/01/2019 08:30

Maurizio Sarri ka thënë se ai nuk ishte në dijen i se Chelsea do ta transferonte Christian Pulisicin.

Amerikani kaloi dje te skuadra londineze nga Dortmundi për 64 milionë euro, ndërsa trajneri italian ka mbetur i befasuar.

“Nuk e dija se Chelsea do ta transferonte Christian Pulisicin”, tha Sarri në konferencë për media, përcjell lajmi.net.

“Ata më pyetën para një muaji për të dhe mendimi im ishte pozitiv, por nuk e dija se marrëveshja ishte kompletuar.

“Nuk jam unë në krye të transferimeve, pasi jam i fokusuar në orarin e ndeshjeve, pasi luajë çdo tri ditë.”, ka shtuar më tej italiani. /Lajmi.net/