Sarri i pangopur, kërkon ende blerje të reja

Maurizio Sarri ka thënë se pret që Juventusi të bëjë më shumë biznes në dritaren e transferimeve këtë verë.

Sport

21/07/2019 22:40

Ndeshja e parë e teknikut italian nuk shkoi siç duhet, pasi u mposht 3-2 nga Tottenhami në miqësoren e zhvilluar në Singapor.

‘Bardhezinjët’ tashmë kanë arritur marrëveshje me Adrien Rabiot, Aaron Ramsey dhe Matthijs de Ligt, mirëpo Sarri pret ende ardhje të reja, përcjell lajmi.net.

‘’Nuk dua ta rëndoj veten me çështjen e transferimeve, sepse kjo i takon drejtuesve të klubit’’.

‘’Ne kemi shumë lojtarë në pozicione të caktuara dhe kemi më pak në disa të tjerë, por ne jemi duke folur në vazhdimësi për këtë situatë’’.

‘’Mendoj që klubi, mes tani dhe në fundin e dritares së transferimeve, duhet të bëjë diçka rreth kësaj çështje. Kemi nevojë për disa blerje’’, deklaroi ish-trajneri i Chelseat. /Lajmi.net/