Sarri diagnostikohet me pneumoni

Juventus ka lëshuar një komunikatë duke konfirmuar se trajneri Maurizio Sarri është diagnostikuar me pneumoni.

Sport

19/08/2019 21:42

Trajneri është sëmurë javën e kaluar duke kërkuar trajtim mjekësor në disa raste.

Ai nuk ka udhëtuar me skuadrën për në Triestina, për miqësoren e së shtunës në mbrëmje.

Në njoftimin e Juventusit thuhet se trajneri pas disa testeve mjekësore, është diagnostikuar me pneumoni, për të cilën i është caktuar një terapi specifike.

Tutje thuhet se trajneri ka autorizuar klubin që të komunikojë gjendjen e tij shëndetësore.

Tani mbetet të shihet nëse trajneri do të jetë në gjendje të ulet në stol për ndeshjen e parë të Serie A, kundër Parmës./Lajmi.net/