Sarri dëshiron të vazhdojë me Chelsea, synon përmirësimin

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka bërë të ditur se do të dëshironte vazhdimin e punës me skuadrën londineze.

Sport

28/04/2019 10:17

Italiani beson se ai e meriton të mbetet në pozitën e tij dhe beson se mund ta përmirësoj skuadrën.

‘Blutë’ nuk kanë luajtur një prej sezoneve më të mira, duke rrezikuar kështu edhe paraqitjen në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i cili erdhi nga skuadra e Napolit, nuk arriti që të instalonte stilin e tij të lojës, mirëpo këtë do të provoj ta bëjë gjatë verës, për tu përgatitur për sezonin e ardhshëm.

“Futbolli anglez është ndryshe. Nuk mund të them nëse është më i mirë apo më i keq, por është ndryshe” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Premierliga është e bukur. Unë dua të mbetem në Premierligë dhe dua të vazhdoj me Chelsea, pasi nivelet janë të larta” ka thënë tutje italiani.

“Atmosfera në stadium është fantastike. Është kampionat i bukur dhe dua të mbetem këtu” ka thënë ndër të tjerash Sarri.

Nëse Sarri qëndron me skuadrën, ai do të përballet me dënimin për transferime nga UEFA dhe duhet të përgatis fondin e lojtarëve që ka, pasi nuk do të ketë mundësi për afrime të reja. /Lajmi.net/