Sarri: Bëra gabim që u largova nga Chelsea, nuk bisedova me Romën

Trajneri i ri i Lazios, Maurizio Sarri ka mohuar përleshjen me drejtorin e Juventusit, Pavel Nedved, derisa e cilësoi gabim të madh largimin nga Chelsea dhe zbuloi se asnjëherë nuk bisedoi me Romën.

Sport

06/07/2021 15:42

Ish trajneri i Napolit dhe Juventusit theu heshtjen pas një viti dhe foli për kohën te “Bianconerët”, spekulimet te Roma dhe thashethemet për probleme me Nedved, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse ka pasur përplasje me Nedved pas ndeshjes Udinese – Juventus, tekniku italian i mohoi të gjitha.

“Jo, absolutisht nuk është e vërtet. Kishte diskutime normale pas ndeshje. Nuk më pëlqen fakti që skuadra u largua sapo fituam kampionatin”.

“Kjo skuadër duhej të bënte më të mirën deri në fund të sezonit dhe tregoi se janë gati për Ligën e Kampionëve edhe pse nuk ishte lehtë. Kishim luajtur për më shumë se 50 ditë”.

Sarri nënshkroi kontratë dyvjeçare me Lazion, por ishte i lidhur me rivalin lokal, Roma.

“Nuk e di, nuk kam folur asnjëherë direkt me ta. Sipas agjentëve të mi, isha shumë afër. Sidoqoftë, nuk e di”.

Sarri u eliminua nga Lyon në 1/16 e LK dhe trajneri u pyet nëse e dinte se do kalonte vetëm një sezon te “Zonja e Vjetër”.

“Në mes të tetorit kisha takim me stafin, iu kërkova të zgjedhin. Pyetja ime ishte: A ikim njëherë në shtëpi ose shkojmë në shtëpi për 20-30 ditë dhe fitojmë kampionatin duke e ditur se do shkonim në shtëpi. Ne provuam ta fitojmë Scudetto”.

Ish trajneri i Chelseas tha se është i penduar që u largua nga “Blutë”.

“Te Chelsea bëra një gabim të madh. Atë që doja të rikthehesha në Itali me të gjitha kushtet”.

“Marina kërkoi të mos largohesha, unë kisha dëshirë për t’u rikthyer në Itali. Chelsea është skuadër e madhe dhe në vitet e fundit kanë sjellë lojtarë të rinj që i përshtaten stilit tim”.

“Kalova një vit të mirë, në të cilin Abramovich nuk mund të hynte në Angli dhe kishin një shef që nuk ishte i pranishëm. Situatë e vështirë në duart e Marina dhe kishte një mijë probleme për të zgjedhur, aspekti i futbollit ishin në duart e stafit, duke mos pasur gjendjen ekonomike të gatshme”.

“Pastaj erdhën Werner, Havertz, Mount, Ziyech, që i përshtaten mënyrës time të lojës”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Sarri është duke punuar ta transferojë Xherdan Shaqirin./Lajmi.net/