Sarrazini takohet me Lajçakun në Bruksel, bisedojnë për Ballkanin Perëndimor

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka mbajtur një takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Bruksel përgjatë së enjtes.

Bota

28/04/2022 17:54

Për takimin ka njoftuar Lajçak me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’. Ai tha se temë diskutimi kishin Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen evropiane, shkruan lajmi.net.

“Mirë se vini në Bruksel, Manuel Sarrazin. Jam i lumtur që u takuam personalisht dhe diskutuam për Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tyre evropiane. Po e mirëpres bashkëpunimin e ngushtë mes nesh”, ka shkruar Lajçak.

Kjo është hera e parë që të dy emisarët janë takuar ndërmjet vete, që prej emërimit të Sarrazinit nga Bundestagu në pozitën aktuale. /Lajmi.net/