Sarandë: Rojet bregdetare të Shqipërisë, shpëtojnë barkën me shtetas grekë

Policia kufitare e Shqipërisë në Sarandë dhe roja bregdetare greke kanë shpëtuar paraditen e së shtunës një mjet lundrues në avari, në bordin e të cilit ndodheshin 4 shtetas grekë.

Lajme

02/05/2015 15:47

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet portuale lokale, sipas të cilave, operacioni i shpëtimit ka nisur që në orën 7 të mëngjesit, kur motobarka ndodhej në ujërat territoriale shqiptare, në ishujt Fanon përballë Dhërmiut.

Personat në mjetin lundrues, dy të rritur dhe dy fëmijë të moshave 7 dhe 4 vjeç, të ndodhur në vështirësi edhe nga rryma detare kanë njoftuar rojën bregdetare helene.

Kjo e fundit ka lajmëruar kolegët shqiptarë, të cilët janë nisur me 3 mjete lundruese dhe bashkë me dy motovedeta greke të nisura nga vendi i tyre kanë nisur kërkimet.

Rreth orës 13:00 është bërë i mundur lokalizimi i motobarkës në avari, e cila ndodhej 2 milje brenda ujërave territoriale shqiptare, dhe u është ardhur në ndihmë personave në bord.