Sara uron Atdheun me fjalë zemre, i thotë se e bëri shumë të lumtur

Sara zgjodhi fjalët më të mira për Atdheun.

ShowBiz

26/05/2021 15:21

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina sot feston ditëlindjen dhe me këtë rast pranoi urime të shumta, shkruan lajmi.net.

Një urim të veçantë, ai e mori nga Sara Malaj, me të cilën para disa ditësh u largua çoft nga “Përputhen”.

Ajo postoi foto e veshur me fustan të shkurtër, ulur në prehrin e Atdheut, ndërsa shkruan “Uroj qe ditelindja jote te jete aq e lumtur sa me ke bere ti mua”.

Me një tjetër foto tregoi dhuratën që ia bëri Atdheut, e që ishte një tortë në formë të zemrës, që simbolizonte gjoksin e një femre në një bluzë të kuqe.

Ndjekësit e dyshes ende janë konfuz se a janë Atdheu e Sara bashkë apo i kanë ndarë rrugët sapo u larguan nga programi. /Lajmi.net/