Të Infektuar: 1110

Të Shëruar: 843

Të Vdekur: 30

Sara tregon ekspriencën më të mirë nga pushimet me Ledrin

21:58 | 7 Prill 2020

E dashura e Ledrit ka publikuar disa imazhe nga arkiva.

E dashura e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ka vendosur që me ndjekësit e saj në Instagram ta ndajë një nga eksperiencat më të frikshme por edhe ndër më të mirat që ka përjetuar ndonjëherë në jetë, shkruan lajmi.net.

Ajo i ka publikuar disa foto nga pushimet e fundit me Ledri Vulën në Dubai, atje ku ka provuar diçka ndryshe, pra është lëshuar me parashutë.

“Nëse ju tërheq dhe ju frikëson në të njëjtën kohë, kjo do të thotë se duhet ta bëni. Kjo ishte gjëja më e frikshme dhe më emocionuese që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Gjithashtu përvoja më e mirë deri më tani. Kush nga ju do ta bënte?”, ka shkruar Sara në Instagram pran postimit, ku shihet edhe Ledri Vula./Lajmi.net/