Sara në pritje të ëmbël: Bardhi thotë që s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë
Këngëtari i njohur Bardhi dhe ish-banorja e ‘BBVA’ Sara Gjordeni shumë shpejt do të bëhen prindër. Lajmin e kanë konfirmuar vetë çifti, ku edhe nuk kanë munguar edhe dedikimet e tyre për fëmijën në ardhje, shkruan lajmi.net. Bardhi ka falënderuar Zotin dhe ka treguar kjo qenka ndjenja më e bukur dhe më e shenjtë. “Faleminderit…

ShowBiz
Këngëtari i njohur Bardhi dhe ish-banorja e ‘BBVA’ Sara Gjordeni shumë shpejt do të bëhen prindër.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë çifti, ku edhe nuk kanë munguar edhe dedikimet e tyre për fëmijën në ardhje, shkruan lajmi.net.
Bardhi ka falënderuar Zotin dhe ka treguar kjo qenka ndjenja më e bukur dhe më e shenjtë.
“Faleminderit Zotit… Këtë gëzim deshta me e nda me të gjithë ju. E inshallah e përjeton secili prej jush se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë”, ka shkruar Bardhi.
Ndërsa Sara ka treguar që ka vetëm 4 javë që është shtatzënë dhe që gëzimi i tyre është shumë i madh dhe kjo është arsyeja pse e kanë bërë publikë.
“Vetëm 4 javë që drita jonë është në mes nesh por gëzimi ishte aq i madh sa të dy donim ta ndanim më dashamirësit sa më shpejt, e t’i gëzonim ato zemra që aq fort besuan tek ne e na mbështetën në çdo hap”, ka shkruar Sara./Lajmi.net/