Santon, tifoz i Milanit?

Përforcimi i ri i Interit, i rikthyeri në klub Davide Santon, ka insistuar se asnjëherë nuk ka thënë se është tifoz i skuadrës rivale të qytetit, Milan.

Sport

06/02/2015 14:32

Davide Santon, mbrojtësi i rikthyer në Inter gjatë këtij afati kalimtar të janarit ka insistuar se nuk është tifoz i Milanit.

Santon ka sqaruar se në të kaluarën vetëm kishte shprehur simpati për rivalin e qytetit, por jo edhe dashuri ndaj ngjyrave kuq e zi.

“Nuk kam thënë kurrë se jam tifoz i Milanit, por si fëmijë kisha simpati për Milanin sepse ishta koha e Van Bastetin. Gjithmonë kam respektuar fanellën e Interit dhe do ta bëjë gjithmonë”, u shpreh ai.

“Jam i lumtur që jam rikthyer dhe do të luajë për një vend në formacionin bazë”, u shpreh ai. Santon u rikthye në Inter gjatë afatit kalimtar të janarit nga Newcastle.