Santi e vë në siklet Lindën: Pse ke pranuar të flesh me Ganinë kur je e martuar
Linda vazhdon të komentohet shumë lidhur me deklaratat e saj të çuditshme. Një pyetje nga Santiana drejtuar Lindës ka shkaktuar diskutime dhe ka detyruar banoren të sqarojë një nga veprimet e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Santiana e pyeti Lindën për arsyen se pse kishte pranuar të flejë në të njëjtin shtrat…

ShowBiz
Linda vazhdon të komentohet shumë lidhur me deklaratat e saj të çuditshme.
Një pyetje nga Santiana drejtuar Lindës ka shkaktuar diskutime dhe ka detyruar banoren të sqarojë një nga veprimet e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Santiana e pyeti Lindën për arsyen se pse kishte pranuar të flejë në të njëjtin shtrat me Ganinë, duke pasur parasysh se ajo është e martuar.
Në përgjigjen e saj, Linda ka qenë e drejtpërdrejtë dhe ka treguar motivet që e shtynë të merrte atë vendim.
“S’e kam puthur, se kam prekur, ka qenë shtrati i madh dhe kam pranuar për shkak të sfidës së buxhetit”, ka thënë Linda.
Ajo ka bërë të qartë se ka ruajtur distancën dhe ka respektuar marrëdhënien e saj, por ka pranuar ofertën për të marrë pjesë në sfidën e buxhetit që i është ofruar nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova”./Lajmi.net/