Santa Coloma, finalistja e parë e parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve

FC Santa Coloma ka arritur të fitojë me rezultat minimal ndeshjen ndaj Tre Penne Galazzano, e vlefshme për gjysmëfinalet e parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

25/06/2019 17:18

Një ndeshje monotone dhe pa raste u zhvillua sot në ‘Fadil Vokrri’, por që solli një gol 15 minuta para fundit të ndeshjes.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënuar nga Javier Lopez (77’) i Santa Coloma dhe i siguroi ekipit të tij kalimin në finale të këtyre parakualifikuesve, shkruan lajmi.net.

Kampioni i Andorrës tashmë pret fituesin e ndeshjes Feronikeli – Lincoln Red Imps për t’u përballur në finale.

Ekipi kosovar është favorit absolut për të triumfuar në këto parakualifikime, ndërsa sonte luan gjysmëfinalen ndaj kampionit të Gjibraltarit. /Lajmi.net/