Sanksionet mbi Rrjedhën Veriore janë “sulm për tranzicionin e energjisë në Evropë”

Rusia i ka bërë thirrje Evropës që të ofrojë mbështetje të plotë për gazsjellësin Rrjedha Veriore 2, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të dëmtojnë tranzicionin e Evopës në energji të ripërtrishme, nëse vazhdojnë të sanksionojë këtë projekt.

Bota

23/01/2020 23:21

“Ne nuk jemi shumë të kënaqur me sanksionet në Rrjedhën Veriore 2 sepse ne besojmë se këto janë sanksione në planet e Evropës në drejtim më ekologjik dhe treg më të sigurt të energjisë”, ka thënë kreu i fondit sovran të pasurisë së Rusisë, Kirill Dmitriev, në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Ne presim rritje të eksporteve të gazit për 34 për qind në 20 vjetët e ardhshëm. Ne ndërtojmë infrastrukturë fantastike për të dërguar gaz në Azi, e cila ka nevojë për të. Në këtë mënyrë ne jemi duke i ndihmuar Azisë për të kaluar në energji më të pastër përmes gazit dhe sinqerisht, përmes projektit tonë, Rrjedha Veriore 2 ne do t’i ndihmojmë Evropës që ta bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë ai.

Rusia është detyruar të shtyjë kompletimin e projektit, Rrjedha Veriore 2 deri në vitin e ardhshëm pasi Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione në këtë projekt, i cili synon të dërgojë gaz në Gjermani.

Gjermania ka kritikuar këtë vend, duke e konsideruar si përzirje në politikat e saj për energji.

Uashingtoni ka thënë se beson që Evropa duhet të ndërpresë varësinë nga Rusia për gaz dhe në vend të tij të blejë gazin e Shteteve të Bashkuara.