Sanksionet kundër Rusisë kanë filluar të kenë efekt

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka thënë të mërkurën se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, pas aneksimit të gadishullit të Krimesë, kanë filluar të kenë efekt.

Bota

14/05/2014 22:12

Këtë deklaratë Nuland e ka bërë gjatë një konference për çështje të sigurisë, që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, raporton REL.

Sipas saj, është e rëndësishme që banorët e regjioneve Luhansk e Donjeck në lindje të Ukrainës të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 25 maj.

Një ditë më parë, teksa ka folur gjatë vizitës së saj në Estoni, Nuland ka thënë se rubla ruse është zhvlerësuar karshi dollarit për afro 20 për qind.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se Rusia është në prag të një recensioni.