Sanksionet e BE-së: Rusia mund të mbetet pa organizimin e Botërorit 2018

Gazeta franceze Le Monde ka publikuar një propozim të fshehtë të Bashkimit Evropian për sanksionet shtesë ndaj Moskës, ku ndër të tjera konsiderohet edhe mundësia e anulimit të Botërorit 2018 në futboll.  

Bota

04/09/2014 20:07

Ndër masat e parashikuara janë edhe ato për ndalimin e qasjes së kompanive dhe kapitalit rus në tregjet financiare evropiane, bllokada e eksportit të armëve dhe pajisjeve e teknologjive ushtarake “të ndjeshme”, duke përfshirë edhe pajisjet për eksploatimin e naftës dhe gazit, gjë që do të godiste edhe kompanitë kryesore ruse Gazprom dhe Rosnjeft, me qëllim që “Moska të detyrohet të ndryshojë strategjinë ndaj Ukrainës”.

Komisioni Evropian në Bruksel, në raportin e vet të besueshëm, konsideron që në marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë, Rusisë do të mund t’i ndalohej pjesëmarrja në ngjarje të ndryshme, si pshm. ndalimi i garave të Formula 1, garat evropiane në futboll apo edhe e Kampionatit Botëror në futboll, qa duhet ë mbahet në Rusi në vitin 2018.