Sancho për vrasjen e George Floyd: Duhet të luftojmë për drejtësi

Edhe bota e futbollit është përfshirë në rastin e Minneapolis.

Sport

01/06/2020 09:15

Ditë më parë kemi qenë dëshimtarë virtual të një vrasjeje mizore që ndodhi në Minneapolis, kur një polic i mori jetën një qytetari me ngjyrë.

Vrasja e George Floyd ka nxitur reagime të shumta, e reagimet po vijnë edhe nga bota e futbollit tashmë.

I fundit ishte Jadon Sancho, i cili dje ia dedikoi një gol viktimës Floyd, si dhe përcolli një mesazh, ku në maicën e tij shkruhej “Drejtësi për George”.

“Het triku i parë profesional. Një moment i hidhur personalisht pasi ekzistojnë gjëra më të rëndësishme që ndodhin në botë, që duhet t’i adresojmë dhe të ndihmojmë për të bërë një ndryshim”, ka shkruar Sancho në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të bashkohemi në një, dhe të luftojmë për drejtësi. Ne jemi më të fortë së bashku. #DrejtësiPërGeorgeFloyd”, thuhej tutje në postimin e anglezit.

Sancho nuk ishte i vetmi nga Bundesliga që dedikoi diçka për Floyd. Njësoj vepruan edhe lojtarë të Schalke e M’Gladbach. /Lajmi.net/