Sancho objektivi i Man Utd

Manchester United, po kërkon transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho. 

Sport

05/06/2021 23:06

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Man Utd ka rifilluar kontaktet me Borussia Dortmund, për të nënshkruar me Jadon Sancho, bisedimet me agjentët e lojtarit për kushtet personale kanë filluar, kontratë e mundshme deri në vitin 2026, raporton lajmi.net.

Dortmund do të ishte e kënaqur me një ofertë rreth 90-95 milionë euro.

21- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Dortmundit në të gjitha garat, duke realizuar 16 gola. /Lajmi.net/