“Sancho nuk udhëtoi drejt Anglisë”
Spekulimet për bisedimet e Sancho me skuadrat angleze janë hedhur poshtë.

Sport
Sancho vazhdon të jetë një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe, në prag të merkatos së verës.
Anëtari i Borussia Dortmund lidhet me një kalim të mundshëm në Premierligë, me Chelsea, Man Utd e Liverpool që janë në garë për të.
Thuhej se lojtari gjatë këtyre javëve ka qenë në Angli për negociata me skuadrat, por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc.
“Me aq sa ne dimë, Jadon ka qenë në Dortmund për javë të tëra. Kam lexuar se ne kemi vendosur atë në karantinë 2 javëshe, gjë që nuk është e vërtetë. Mund të them se është krejtësisht e gabuar”, ka thënë Zorc, transmeton lajmi.net.
“Jadon ka pasur një lëndim që e pengoi disa javë, dhe për këtë arsye nuk u stërvit”, ka shtuar mes tjerash ai.
I vetmi shpëtim për Dortmund që ta mbajë Sancho mund të jetë kriza ekonomike e gjigantëve anglezë, pas Covid-19. /Lajmi.net/