Sancho me deklaratë interesante pas ndeshjes me Kosovën

Talenti i Anglisë, Jadon Sancho ka analizuar fitoren ndaj Kosovës.

Sport

11/09/2019 12:49

Jadon Sancho ka komentuar fitoren e Anglisë ndaj Kosovës me rezultat 5:3 në ndeshjen eliminatore për Euro 2020.

Sancho ishte një prej golashënuesve në fitoren e Anglisë që ndërpreu serinë pozitive të Kosovës prej 15 ndeshje pa humbje.

“Ishte një vrapim i mirë nga Raheemi, ai më gjeti dhe unë shënova gola. Kjo do të thotë shumë për mua personalisht dhe është një ditë e veçantë për familjen time. Ia dedikoj këto gola gjyshes time, që ishte tifoze e madhe e imja por tani ka ndërruar jetë”, ka thënë Sancho, transmeton lajmi.net.

“Ishte një ndeshje e çmendur. Jam i lumtur që e shënova golin tim të parë për Anglinë. Por, goli i parë ishte një gabim ynë, por e përmbysëm rezultatin për mrekulli. Mendoj se e nisëm lojën pak ngadalë në pjesën e dytë. Duhet të mësojmë nga kjo”. /Lajmi.net/