Të Infektuar: 1123

Të Shëruar: 847

Të Vdekur: 30

Sancho ka një kusht për transferimin te Manchester United

8:45 | 5 Prill 2020

Jadon Sancho ka një kusht të rëndësishëm që mund t’ia përcaktojë zgjedhjen për të ardhmen.

Ylli anglez që aktivizohet me Borussia Dortmund, Sancho, dëshiron paraqitje në Ligën e Kampionëve, në mënyrë që të nënshkruajë me Manchester United.

‘Sun’ raporton se Sancho do të lë anash ‘Djajtë e Kuq’, në rast se këta të fundit dështojnë të arrijnë Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Tinejxheri i Dortmund ka një numër admiruesish nga Premierliga dhe për të pritet garë e fortë në merkaton e verës.

Por, përkundër faktit se është targeti kryesor i United, ai transferohet vetëm nëse mund të luajë në Ligën e Kampionëve.

Liverpool dhe Chelsea janë gjithashtu në ndjekje të sensacionit të Bundesliga. /Lajmi.net/