Sancho dhe Varane të gatshëm për debutim sot me Man Utd

Manchester United do të luajë ndeshjen e xhiros së tretë ndaj skuadrës së Wolves në Molineux Stadium, sot nga ora 17:30.

Sport

29/08/2021 09:46

Menaxheri i ‘djajve’ ka konfirmuar se dy nënshkrimet e verës, Raphael Varane dhe Jadon Sancho janë të gatshëm për të startuar me skuadrën.

United i dha fund një ‘sage’ të gjatë transferimi pasi arriti një marrëveshje prej 73 milionë funte (100 milionë dollarë) për Sancho në korrik, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin.

Ndërkohë Varane u bë nënshkrimi i dytë i madh i ‘Djajve të Kuq’ gjatë verës disa javë më vonë, me Real Madridin që e la atë të shkonte për 40 milionë funte (50 milionë dollarë) pas një dekade shërbimi tek ekipi spanjoll.

Sancho debutoi me klubin në ndeshjen hapëse ndaj Leeds të cilin ‘djajtë’ e fituan me rezultat të thellë 5-1, me anglezin që u inkuadrua në pjesën e dytë duke i kompletuar 15 minuta.

Anglezi nuk startoi as në ndeshjen e dytë në barazimin 1-1 ndaj Southampton fundjavën që shkoi, duke u inkuadruar përsëri në pjesën e dytë për ti kompletuar 31 minuta.

Në anën tjetër Raphael Varane i ardhur më vonë ende nuk është paraqitur ende me klubin, duke u gjendur në ndeshjen e fundit vetëm në bankën rezervë.

Norvegjezi ka lënë të kuptohet se dyshja mund të jenë titullar në formacionin e tij në Molineux.

“Të dy Raphael dhe Jadon kanë pasur një fillim pak të vonuar të para-sezonit të tyre me sëmundje për Jadon dhe duke pritur vizën dhe karantinimin për Rapha, por ata janë stërvitur mirë këtë javë dhe janë gati” tha trajneri norvegjez për MUTV.

Solskjaer ishte gjithashtu në gjendje të jepte raporte pozitive për Scott McTominay, Marcus Rashford dhe Alex Telles ndërsa të gjithë vazhdojnë rrugën e rikthimit nga dëmtimet, dhe thotë se portieri numër dy, Dean Henderson është afër kthimit pas një periudhe me Covid-19.

“Ne u përpoqëm ta menaxhonim atë [Scott] dhe ai punoi shumë për të qenë në formë pa ndërhyrje kirurgjikale, por nuk ishte e mundur në fund,” tha shefi i ‘Djajve të Kuq’.

“Marcus natyrisht është ende duke u rehabilituar. Ai po vrapon jashtë fushave, kështu që duket mirë, por ai është ende disa javë larg nga stërvitja me ekipin.

“Alex është duke punuar shumë dhe Dean ka filluar të stërvitet pas efektit të Covid”, ka përfunduar bosi norvegjez. /Lajmi.net