Sancho afër nënshkrimit të kontratës marramendëse me Dortmund

Anësori i Borussia Dortmund, Jadon Sancho ka rënë dakord për një kontratë të re me klubin e Bundesligës me vlerë rreth 208 mijë euro në javë, përfshirë këtu edhe bonuset.

Sport

21/08/2019 14:06

19-vjeçari, i cili ishte objektiv i Manchester United në verë, shënoi 13 gola sezonin e kaluar pasi Dortmund përfundoi i dyti pas Bayern Munich.

Anësori anglez shënoi edhe në ndeshjen e tyre të parë në ligë – në fitoren 5-1 kundër Augsburg, transmeton lajmi.net.

I blerë nga Manchester City në vitin 2017, marrëveshja e tij e mëparshme skadonte në vitin 2022.

Sancho, i cili ishte pjesë e akademisë së Watford para se të bashkohej me Cityn, bëri debutimin e tij me Anglinë kundër Kroacisë në tetor 2018 dhe ka gjashtë paraqitje. /Lajmi.net/