Sanchez zhgënjen tifozët e Man Utd

Alexis Sanchez tashmë ka vendosur që të bëjë një transferim të perhershëm te Interi dhe nuk dëshiron të kthehet te Manchester United, sipas raportimeve.

Sport

09/09/2019 16:18

Sanchez së fundmi iu bashkua Interit si huazim pas 18 muajsh dështim në Old Trafford, megjithëse trajneri i United Ole Gunnar Solskjaer thotë se ai ka një të ardhme në klub.

30-vjeçari ka akoma dy vjet në kontratën që ai nënshkroi pas transferimit te United në janar 2018 por Corriere dello Sport raporton se ai është i prirur të mbetet në Inter përtej këtij sezoni, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, ai vendim nuk mund të jetë në duart Sanchez, pasi marrëveshja e huazimit të Interit nuk përfshin një mundësi për ta blerë anësorin.

Klubi i Serie A gjithashtu do të paguajë 300 mijë funte pagën javorë të kilianit, nga 400 mijë sa merr gjithsej.

Interi mbetet i hapur për të nënshkruar me Sanchez në një marrëveshje të përhershme verën e ardhshme, por nuk janë të gatshëm t’i paguajnë atij më shumë se 150 mijë funte në javë, që do të thotë se ai duhet të pranojë ulje prej 250 mijë funteve. /Lajmi.net/