Sanchez zgjedh numrin e famshëm të fanellës në Inter

Alexis Sanchez është afër rikthimit në futbollin italian.

Sport

20/08/2019 08:17

Inter është i gatshëm ta mirëpres ardhjen e Alexis Sanchez.

Ylli i Manchester United do të rikthehet në Serie A duke nënshkruar me “Nerazzurrët” në formë të huazimit me mundësi të blerjes në verën e vitit të ardhshëm.

“Sky Sport” raporton se Inter gjatë ditës pret konfirmimin e marrëveshjes me “Red Devils” për transferimin e reprezentuesit kilian, transmeton lajmi.net.

Në ndërkohë, Sanchezit i është ofruar fanella me numrin 7 në Inter.

Ai mund të mbetet në Milano nëse klubi italian vendos të paguajë 15 milionë euro për shërbimet e tij. /Lajmi.net/