Sanchez transferohet te Juventus, por me një kusht

Juventus mund të bëjë një transferim befasues në verë.

Merkato

19/03/2019 21:43

Juventus është duke tentuar ta transferojë Alexis Sanchezin nga Manchester United.

‘Zonja e Vjetër’ ka filluar kontaktet e para me kilianin, që ka dështuar ta tregojë vetën te skuadra angleze, përcjell lajmi.net nga Calciomercato.

Alexis Sanchez e di se nuk ka vend te Manchester United, andaj do ta kërkojë largimin në verë.

Por, për ta realizuar kalimin te torinasit, kiliani duhet të heq dorë nga paga e tij aktuale, ku fiton 500 mijë funte në javë.

Sanchezit i është bërë me dije nga Juventusi se nuk do t’i paguajnë një pagë aq të lartë, andaj duhet të heq dorë nga ajo shifër, nëse dëshiron të kalojë në Torino. /Lajmi.net/