Sanchez shkëlqen në fitoren e Arsenalit (Video)

Arsenali ka arritur të shënojë fitore bindëse me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Stoke Cityt, në një takim ku shkëlqeu sulmuesi, Alexis Sanchez.

Sport

11/01/2015 16:23

Ndeshja fillon mirë për vendasit. Në minutën e 6′ Sanchez asiston te Koscielny i cili me kokë shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Më pas Sanchez shënon (33′ 49′) dy gola tjerë, duke e dërguar kështu rezultatin në 3-0 në të mirë të skuadrës së tij, e cila e kishte siguruar tashmë fitoren.

Me këto tre pikë, Arsenali ndan vendin e katërt me Southamptonin me nga 36 pikë, por skuadra e Ronald Koeman ka një ndeshje më pak të luajtur.

Video