Sanchez niset për Londër

Alexis Sanchez ka refuzuar Liverpoolin, Juventusin dhe Milanin. Sulmuesi i Barcelonës është nisur drejt Londrës për të finalizuar transferimin në Arsenal.

Sport

08/07/2014 14:49

Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez do të niset drejt Londrës për të kompletuar transferimin e tij në Arsenal, pas refuzimit të kalimit në Juventus dhe Milan.

Gjiganti anglez raportohet se ka arritur marrëveshje me vlerë prej 32 milionë funte për blerjen e Sanchezit, dhe gjithçka duket se është duke shkuar drejt finalizimit.

Sipas medieve italiane, kiliani, i cili javën e kaluar refuzoi edhe Liverpoolin, mori thirrje nga Juventus dhe Milan, por u përgjigj negativisht duke përzgjedhur Anglinë dhe klubin nga Emirates Stadium.

Arsenali është i lumtur t’i jap Sanchezit pagë më të madhe se 75 mijë funte në javë sa përfitoi në Camp Nou, andaj tani kanë mbetur të finalizohen edhe detajet e vogla para zyrtarizimit të transferimit.

Barcelona ëhstë duke u përgatitur për jetën pa Sanchezin duke bërë gati fanellën me nunrim 9 për yllin uruguaian, Luis Suarez.