Sanchez mund të mbetet tek Inter

Alexis Sanchez mund të mbetet në Serie A edhe në sezonin tjetër.

Sport

05/06/2020 09:07

‘Calciomercato’ raporton se Inter dëshiron që Sanchez të mbetet në San Siro edhe pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell lajmi.net.

Anësori kilian do të rikthehet te Manchester United pas përfundimit të sezonit, kur skadon huazimi tek Inter, por ‘zikaltërit’ janë duke shpresuar të zgjasin huazimin e tij.

Sanchez këtë sezon tek Inter ka regjistruar 15 paraqitje, duke shënuar vetëm një gol.

Ky huazim një vjeçar nuk ka qenë i lehtë, ku është përballur me shumë lëndime, dhe pjesa më të madhe nuk ka qenë në dispozicion të trajnerit Antonio Conte./Lajmi.net/