San Siro në rrezik

Më 2017-18, Milan do të ketë stadiumin e ri. Më 2017-18, Inter do të shijojë një Giuseppe Meazza të rinovuar, së paku për këtë do të mësojmë në muajt e fundit. Më 2016, San Siro do të jetë nikoqir i finales në Ligën e Kampionëve, lajm i 16 nëntorit të vitit 2013 por që ende…

Sport

02/04/2014 16:46

Më 2017-18, Milan do të ketë stadiumin e ri. Më 2017-18, Inter do të shijojë një Giuseppe Meazza të rinovuar, së paku për këtë do të mësojmë në muajt e fundit.

Më 2016, San Siro do të jetë nikoqir i finales në Ligën e Kampionëve, lajm i 16 nëntorit të vitit 2013 por që ende nuk është zyrtarizuar nga UEFA. Pse? Sepse UEFA pret majin e ardhshëm për të zyrtarizuar nikoqirin e finales së edicionit 2016.

Deri atëherë, gjithçka duhet të mbetet në pritje. Mirëpo, ekziston një problem, së paku i vogël. UEFA ka kërkuar që të bëhen disa ndërhyrje në stadiumin në fjalë, çmimi i së cilave do të kushtojë rreth 40 milionë euro. Inter dhe Milan janë të gatshëm të intervenojnë, Komuna e Milanos po ashtu, por pastaj?

UEFA pret, presidenti Michel Platini tashmë ka emëruar një finale të një gare kontinentale (Europa League) në Itali, duke ia dhënë Juventusit statusin e nikoqirit të finales këtë edicion.

Por, rasti i Milanit kërkon përgjegjësi edhe më të madhe, dhe duke pasur parasysh rivalitetin mes klubeve dhe mungesën eventuale të bashkëpunimit, San Siro rrezikon të sjell një refuzim që do të ishte i tmerrshëm për të gjithë.