Samuel Zbogar uron Majlinda Kelmendin
Edhe përfaqësuesi i BE-së Samuel Zbogar, ka uruar xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e jashtëzakonshme të saj në “Rio 2016”.
Lajme
Suksesi i historik i Majlinda Kelmendit, gjithashtu ka ngjallur interesimin e pothuajse gjitha mediave botërore.
Ndërsa një tjetër urim erdhi edhe nga ana e Zbogar, i cili në postimin e tij në Facebook ka uruar Majlindën për medalje ari dhe ka thënë se është i lumtur për Majlinda Kelmendin e gjithashtu edhe për Kosovën.
“Urime Majlinda për medaljen e artë. Jam shumë i lumtur për të dhe për Kosovën. Respekt! Urime”, ka shkruar ai. /lajmi.net