Sammer: Ja pse Shaqiri shkoi në Inter
Drejtori sportiv i Interit, Matthias Sammer, ka zbuluar arsyen e largimit të Xherdan Shaqirit dhe transferimin e tij në Inter
Sport
Drejtori sportiv i Interit, Matthias Sammer, ka bërë të ditur arsyen e largimit të Xherdan Shaqirit dhe transferimin e tij në Inter.
“Duke qenë futbollist i fortë, ai me të drejtë dëshironte të luante gjithmonë si titullar. Ne e dinim se sa i fortë është, dhe është gjithmonë shumë e vështirë të merren vendime të tilla”, deklaroi Sammer nga Katari ku Bayern është duke u përgatitur për pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë.
“Për këtë arsye, e kuptojmë dhe e respektojmë vendimin e tij për ndryshim”, u shpreh ai.