Sammer: Gotze nuk largohet

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Matthias Sammer është i sigurt se Mario Gotze nuk do të largohet.

Sport

07/08/2015 17:39

Për mesfushorin gjerman interesim ka shprehur Juventusi, por kampioni në fuqi i Serie A nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare.

”Të gjitha bisedimet për Mario janë thashetheme të krijuara nga jashtë”

”Ai ka edhe dy vite të tjera kontratë me ne. Nuk duhet ta harroni se ai ende është lojtar i ri. Ne kemi skuadër të madhe dhe është normale që lojtarët të mendojnë largimin”

”Presë që Gotze të ngrihet dhe të tregoj se mund të ia dal edhe këtu. Ai e dëshiron këtë”, përfundoi Sammer.