Sami Lushtaku në Kardiologji, e bartën me karrocë

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është lejuar që të qëndrojë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajme

23/01/2016 20:06

Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, Mërgim Lushtaku në një postim në Facebook.

Ai thotë se babai i tij u hospitalizua sot  në Kardiologji, ndërsa thekson se nuk i është lejuar që ta shoh gjendjen e tij, raporton lajmi.net.

“Prapë është në Emergjencë, Zoti të forcoftë Prindi im! Nuk e di as unë gjendjen e tij, pasi qe as mua nuk me lejn të hy aty… Nuk e di për cilin shtet flasim, kur familja nuk benë ta shoh se si është, ne nuk e dim çdo herë kur semuret për të marr leje”, ka shkruar ai.

“E hospitalizuan sot, e pash rruges tek e bartenin me karroc baben tek Kardiologjia… InshAllah bon ma mir!!! Faleminderit gjithve për mbështetjen!”, shkruan Lushtaku./Lajmi.net.