Sami Kurteshi tregon që VV e vendosën 28 dhjetorin për zgjedhje: Kemi mendu që vijnë mërgimtarët e na votojnë

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi sot në mbledhjen e KQZ-së, ka treguar se kush e caktoi 28 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve. Ai ka thënë se këtë e ka caktuar VV dhe e ka treguar arsyen pse, shkruan lajmi.net. “Na, Vetëvendosja e kemi caktu 28 dhjetorin, sepse kemi mendu që vijnë mërgimtarët, sepse…

Lajme

02/12/2025 16:01

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi sot në mbledhjen e KQZ-së, ka treguar se kush e caktoi 28 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se këtë e ka caktuar VV dhe e ka treguar arsyen pse, shkruan lajmi.net.

“Na, Vetëvendosja e kemi caktu 28 dhjetorin, sepse kemi mendu që vijnë mërgimtarët, sepse mërgimtarët me shumicë votojnë për Vetëvendosjen. Na s’kemi vendos, as unë, as ti, për 28 dhjetorin. Atë guri e ka qitë dikush tjetër, e ka vendos”, ka thënë Kurteshi. /Lajmi.net/