Sami Kurteshi: 28 dhjetorin e kemi caktu na, Vetëvendosja – kemi mendu që vijnë mërgimtarët e na votojnë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka pranuar në një mënyrë se data 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme u caktua nga partia pjesë e së cilës është ai. Këtë deklarata, ai e bëri gjatë një replike që pati me anëtarin e Partisë Demokratike të Kosovës pranë…

Lajme

02/12/2025 15:10

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka pranuar në një mënyrë se data 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme u caktua nga partia pjesë e së cilës është ai.

Këtë deklarata, ai e bëri gjatë një replike që pati me anëtarin e Partisë Demokratike të Kosovës pranë KQZ-së, Ilir Gashi në mbledhjen e sotme të të këtij Komisioni.

“Na, Vetëvendosja e kemi caktu 28 dhjetorin, sepse kemi mendu që vijnë mërgimtarët, sepse mërgimtarët me shumicë votojnë për Vetëvendosjen”, deklaroi Kurteshi

:Na s’kemi vendos, as unë, as ti, për 28 dhjetorin. Atë guri e ka qitë dikush tjetër, e ka vendos”, shtoi ai.