Sami Borovci, asamblisti më i votuar i AKR-së në Kosovë

Komisioni qendror i zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale për asamblistët komunalë.

Lajme

09/11/2017 12:10

Në bazë të rezultateve të KQZ-së, asamblisti më i votuar në nivel vendi nga radhët e Aleancës Kosova e Re del të jetë Sami Borovci.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Borovci në Facebook, duke thënë se ai dhe ekipi i AKR-së janë të gatshëm për një kapitull të ri në Prishtinë, duke shtuar dinamikën në zhvillimin e kryeqytetit.

“Faleminderit 457 herë! Zyrtarisht sonte shpalli fitoren për Kuvendin Komunal të Prishtinës, si kandidati më i votuar i AKR-së në nivel vendi. Me këtë rast dua të ju falënderoj secilin nga ju për mbështetjen tuaj të pa kursyer dhe këtë fitore dinjitoze. Unë dhe ekipi i AKR-së jemi gati për një kapitull të ri në Prishtinë, duke shtuar dinamikën në zhvillimin e kryeqytetit”, shkruan Borovci në Facebook.