Samaras: Nuk e di nëse ekziston gjuha maqedonase
Gjuha maqedonase nuk ekziston, Maqedonia udhëheq politikën e qëndrimeve ekstreme dhe kokëfortësisë dhe jo të dialogut, ka thënë kryeministri grek Antonis Samaras në konferencën përmbyllëse të Presidencës së BE-së.

Lajme
Si transmeton Zhurnal, Samaras ka deklaruar se “si pikë e parë, nuk e di nëse ekziston gjuha maqedonase”.
“Dua të them se aderimi në BE nuk është proces që lidhet me kalendarin, por proces i realizimit dhe plotësimit të kritereve. Në Këshillin e BE-së kemi vendosur të japim rekomandim për fillimin e negociatave me një vend i cili aktualisht nuk i plotëson kriteret dhe e fundos kredibilitetin e procesit të aderimit në BE”.
Sipas Samaras, kur politika e mënjanimit të kompromisit e zëvendëson procesin e dialogut, punët mbesin shumë më të vështira për tu zgjidhur.
“Prandaj besoj se realiteti politik që ka të bëjë me qëndrimin e Greqisë ndaj politikës së Shkupit është se ajo është politikë e pozicioneve ekstreme dhe kjo nuk është një shenjë pozitive, jo vetëm për Greqinë, por për të gjithë botën. Ka shumë punë të cilat komunistët i kishin zbuluar vetëm për vete dhe nuk duhet të bisedojmë për këtë”, ka theksuar Samaras.