Samanta Karavella flet për jetën private

Samanta si rrallëherë ka folur për jetën e saj private.

ShowBiz

26/02/2020 16:15

Samanta Karavella rrallëherë flet për jetën e saj private, për të mos thënë asnjëherë, por sërish është nën lupën e mediave rozë pas çdo bashkëpunimi në muzikë.

Shpesh herë ajo është përfolur për lidhje me djemtë e njohur të muzikës me të cilët ka bërë bashkëpunime, siç ishte Gent Fatali, por kurrë nuk ka pasur asgjë më shumë, tha këngëtarja e ftuar në emisionin “3shat”.

E pyetur nga Bora Zemani për jetën e saj private, Samanta hezitoi në fillim të flasë për statusin e saj, duke thënë se është “e ndërlikuar”, por më pas doli me një përgjigje përfundimtare kur tha se nuk është në një lidhje:

Samanta: “Jam mësuar me reagimet pas bashkëpunimeve dhe s’më shqetësojnë më dhe po bëra replikë nuk vlen sepse publiku do të besojë atë që do të besojë dhe nuk dua të bëhem si politikane”.

Bora: “A je në një lidhje?”

Samanta: “E lidhur, e zgidhur. Është e ndërlikuar. Bëj shaka. Nuk kam përgjigje do bëj një këngë tjetër dhe do e merrni vesh!

Unë e di, kjo është bërë shumë klishe, do vijë një moment që sigurisht do flas. Nuk ka lidhje për momentin, e thashë. Do e marrësh vesh kur të ketë, do jem nuse”.

https://www.instagram.com/p/B8oHt3kJl6W/