Samanta Karavella feston ditëlindjen, pamje nga ndeja private
Samanta Karavella feston ditëlindjen e 30-të.
ShowBiz
Këngëtarja Samanta Karavella organizoi një ndejë të veçantë me rastin e ditëlindjes së 30-të, shkruan lajmi.net.
Artistja mblodhi në një vend miqtë e saj më të mirë, mes tyre të pranishëm ishin edhe Enca Haxhia, Olti Curri, Ardit Çuni etj.
Ajo festoi bashkë me miq deri në orët e vona, në disa video Samanta shihet duke kënduar për t’i argëtuar të ftuarit.
Natyrisht se nuk munguan as dhuratat për Samantën, ndërsa vëmendje mori edhe me dukjen në këtë ndejë private.