Salzburg feston triumfin në Kupën e Austrisë – festë e veçantë, me distancë sociale

Salzburg ka shijuar triumfin në Kupën e Austrisë.

Sport

01/06/2020 10:30

Me disa kufizime, por Salzburg ka festuar suksesin e shënuar në kuadër të Kupës së Austrisë.

Një video e ‘Sky Sports’ shfaq lojtarët e Salazburg, të cilët festojnë me trofeun e tyre, por duke respektuar distancën sociale, përcjell lajmi.net.

Ky festim është i veçantë, pasi zakonisht lojtarët festojnë me përqafime në grup, me kontakte të shumta.

Pandemia Covid-19 ka bërë që të ketë këso ndryshimesh, të cilat prekin tashmë edhe festën e golave.  /Lajmi.net/